Kryeministri Edi Rama pas takimit me presidentin francez Emanuel Macron i pyetur nga gazetarët për procesin e integrimit tha se nuk ka asnjë sekret.
“Është një proces që vazhdon. Unë e kam thënë dhe e përsëris që nuk ka asnjë sekret”, tha Rama pas takimit në Paris të hënën për gazetarët.
Ai u shpreh se Shqipëria i ka bërë detyrat e saj dhe shtoi se “gjithçka do varet nga situata brenda për brenda Këshillit Europian dhe nga dinamikat brenda për brenda bendeve të BE”.
Rama foli edhe për dialogun Kosovë Serbi.
Në 2019 Franca ishte kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe BE.
Ajo deklaronte asokohe se “tani për tani është kundër nisjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”.
Në fillim të 2020 Franca ndryshoi qëndrim duke thënë se do të rishikoj qëndrimin e saj.