Rama përdor BE-në për të miratuar ligjin e mbetjeve

Rama përdor BE-në për të miratuar ligjin e mbetjeve

“Kjo çështje [ligji i mbetjeve] nuk ka qenë kurrë për të bërë ndonjë gjë tjetër veçse për të miratuar legjislacionin e Bashkimit Europian. Ne jemi i vetmi vend në rajon që ende nuk kanë miratuar legjislacionin e BE-së për sa i përket riciklimit, që do të thotë e drejta e industrisë për të importuar dhe për të eksportuar.”

Kështu u shpreh kryeminsitri Edi Rama dje në një intervistë për televizionin francez France24.

Por, Bashkimi Evropian shprehet ndryshe për ligjin e importit të mbetjeve:

Në raportet e tyre shkruhet se:

Komisioni thekson se rregullorja 1013/2006 mbi Plehrat nga njëra anë e lejon importin e plehrave në një vend anëtar dhe nga ana tjetër i jep të drejtë qeverisë të çdo vendi anëtar të vendosë rast pas rasti, në përputhje me planet kombëtare të menaxhimit të plehrave.

Në lidhje me ligjin mbi importin e plehrave, Raporti i Progresit thotë se zbatimi i këtij ligji kërkon që Shqipëria të zhvillojë infrastrukturën e nevojshme, institucionet dhe një sistem për monitorimin kontrollues dhe raportimin e lëvizjes së plehrave.”

Në përgjigje të kërkesës së medias Abcnews.al, vitin e kaluar, për lejimin e importit të mbetjeve në vend, Komisioni Europian u përgjigj se Shqipëria nuk e ka infrastrukturën e nevojshme për monitorimin, kontrollin dhe raportimin e mbetjeve të importuara.

Nëpërmjet, zëdhënëses Dasara Zeneli, delegacioni është shprehur se Shqipëria duhet të përafrohet me direktivat e BE-së dhe duhen zhvilluar institucionet dhe sistemet e monitorimit, kontrollit dhe raportimit të lëvizjes së mbetjeve.

Kryeministri Rama me sa duket po përdor BE-në,  si justifikim për miratimin e ligjit të importit të mbetjeve në Kuvendin e ri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>