Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video me pamje nga Teatri i Operas dhe Baletit (TKOB) të rindërtuar pak kohë më parë.
Si video edhe komentet e postuar nga kryeministri janë propagandë për të menaxhuar pakënaqësinë e shkaktuar nga shembja e Teatrit Kombëtar.
“Nesër, do të hyjë po kështu në Europë me hijeshi e dinjitet, edhe Teatri Kombëtar i Shqipërisë, që gjatë tërë jetës së vet nuk ka pasur dot një të ftuar për shkak të kushteve prej hauri kafshësh, ku dhanë shpirt të mëdhenjtë e skenës shqiptare dhe ku publiku s’e pati kurrë dot, dinjitetin e konsumatorit të ushqimit shpirtëror…”, shkruan Zoti Rama në facebook.
Rindërtimi i TKOB ka kushtuar në total 10, 5 milionë euro.
Tenderi për rindërtimin e TKOB u hap në 2016, me vlerë 9 milionë euro. Ai u fitua nga kompania Agikons dhe Edil-al. Në shkurt të vitit 2020, pasi përfundoi ndërtimi, qeveria hapi tenderin e dytë me vlerë 1,4 milionë euro për kryerjne e instalimeve elektrike dhe disa ndërhyrje të tjera. Kompania fituese u shpall sërish Agikons.