Kryeministri Edi Rama tregoi planin e tij për të ndryshuar partinë me qëllim fitimin e 2 mandateve të tjera.
“Ai rreth të privilegjuarish, jo individë por strukturë keqbërëse është një nga armiqtë e transformimit jetik. Është jetike për ne që të ndahemi nga ajo strukturë nëse duam që Shqipëria të ketë arritur majën që ne kërkojmë pas 2 zgjedhjeve të ardhshme dhe pastaj t’ia lëmë radhën brezave të tjerë”, u shpreh Rama në Asamblenë e partisë, të enjten.
Ai i tregoi socialistëve se vetëm përmes ndryshimit të partisë, dhe punës me njerëzit do të shpëtojnë PS-së, që të mos përfundojë si partitë e tjera në vend:
“E vërteta e hidhur, pavarësisht dallimeve me PD, pasqyra e partive shqiptare në pushtet qysh prej 30 vjetësh në sytë e komuniteteve të shqipërisë ngjan si një copë e filmit Koncert në vitin 36”.
“Na duhet një parti me shumë pak rregulla dhe më e hapur”, tha Rama, duke përmendur se statuti i PS-së duhet të ndryshojë.