Rama përgënjeshtron akuzat e opozitës për shkollën ‘Sami Frashëri’

Nga Exit News
Rama përgënjeshtron akuzat e opozitës për shkollën ‘Sami Frashëri’

Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar akuzat e opozitës se në oborrin e shkollës tashmë të shembur Sami Frashëri, nuk po punohet.

një postim në Facebook, Rama postoi një video ku tregohen disa fadroma në oborrin e shkollës.

Rama ironizoi dhe opozitën e cila ka akuzuar atë dhe Veliajn se po mashtrojnë qytetarët për projektin e shkollës ‘Sami Frashëri’ dhe se në të vërtetë ata kanë tjetërsuar pronësinë e truallit ku ndodhej shkolla:

“Hipokrizia është helmi më i rrezikshëm, do të thoshte Sami Frashëri për ata që dita-ditës këmbëngulin djallëzisht në gabimet e tyre.

Shkolla e re që mban emrin e tij, do të rilindë më e sigurt, më e madhe, më e bukur në truallin e shkollës së vjetër.”

Ditët e fundit, PD dhe LSI kanë akuzuar dyshen Rama-Veliaj se mashtrojnë qytetarët për rindërtimin e shkollës Sami Frashëri. Sipas tyre, rindërtimi i shkollës ‘Sami Frashëri’ është shembulli më i pastër i korrupsionit, babëzisë, paaftësisë dhe arrogancës që Bashkia e Tiranës ofron çdo ditë për qytetarët e saj.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi dhe se kryebashkiakun Veliaj se ka tjetërsuar pronësinë e truallit të shkollës ‘Sami Frashëri’.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>