Rama përjashton nga grupi parlamentar deputetin Gjetani

Rama përjashton nga grupi parlamentar deputetin Gjetani

Kryeministri dhe kryetari i PS-së Edi Rama përjashtoi sot nga grupi parlamentar deputetin e Laçit, Gjetan Gjetani, një ditë pasi ky i fundit akuzoi policinë e Kurbinit si “hallkë të paaftë dhe të korruptuar”.

Sot gjatë asamblesë së PS-së, Edi Rama deklaroi:

“Sot nuk ka ardhur dhe ka bërë shumë mire. Ky deputet nuk ka më vend tek ne. Ai nuk ka bërë asnjë punë dhe ka kërkuar vetëm ndere për të bërë emërime dhe kërkonte që të emëronte edhe shefa komisariatesh.”

Një ditë më parë, deputeti Gjetani, me anë të një statusi në facebook, kërkoi pastrimin e policisë Kurbin nga të korruptuarit dhe të paaftit, si një masë për ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura ditët e fundit në Kurbin:

“Ngjarjet e fundit të ndodhura në Kurbin, më kanë shqetësuar shumë. Duke bërë që në Kurbin most ë ndihemi të sigurtë. Eksploziv, kërcënim me armë dhe vrasja e dy të rinjve, tregon që policia është hallkë shtetërore shumë e paaftë. Kjo tergon se në Kurbin kanë sjellë oficera dhe drejtues policie të paaftë të korruptuar dhe ordinera. Brenda muajit shtator do kërkoj interpelancë me ministrin e Brendshëm, dhe nëse nuk do të marrë masa për pastrimin e Komisariatit të policisë Kurbin, unë i pari do ngrihem në protëstë, duke kërkuar mbështetjen e gjthë qytetatërëve të Kurbinit pa marrë parasysh ngjyrat politike.’

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>