Rama: Përmes vaksinimit synojmë një sezon veror më të qetë

Nga Exit News
Rama: Përmes vaksinimit synojmë një sezon veror më të qetë

Kryeministri Edi Rama tha se përmes procesit të vaksinimit synohet një sezon veror më i qetë se ai i 2020.

Në një vizitë në Lezhë ku u takua me banorët, Rama tha se “vaksina është sëpata që këput zinxhirin e infeksionit me COVID-19”.

Ai tha se vaksinimi është një ndihmë edhe për biznesin.

“Ndihma tjetër për biznesin është vaksinimi, ka filluar, jam shumë shpresëplote është e afërt dita ku do të kemi një sasi të konsiderueshëm vaksinash, të nisim vaksinimin masiv, me synimin që sezoni turistik të jetë i hapur dhe pa rreziqe”, tha Rama të dielën në Lezhë.

Kryeministri njoftoi se “nga volumet e deritanishme procesi do të jetë më e ngadaltë”.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>