Rama përshëndet arrestimin e gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha

Nga Exit News
Rama përshëndet arrestimin e gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur arrestimin e gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha.

Përmes një postimi në Twitter, Rama e konsideron lajm të shumëpritur arrestimin e saj, duke theksuar se duhet të inkurajojë të gjithë qytetarët që presin drejtësi. Ai shtoi se të gjithë gjyqtarët e korruptuar duhet të dërgohen para drejtësisë.

“Ky lajm duhet të inkurajojë këdo që pret drejtësi për krimet e gjykatësve e prokurorëve të korruptuar dhe uroj që çuarja e këtij llumi para drejtësisë të vazhdojë!

Rama përfundoi: “Kush s’ka kaluar Vetingun duhet të përgjigjet, kush vazhdon të abuzojë meqë s’kalon dot Vetingun, duhet të ndalohet”

SPAK arrestoi gjyqtaren Hoxha mëngjesin e së enjtes. Ajo akuzohet për korrupsion, pasi do të lironte një të burgosur me 25 vite burg.

Gjyqtarja Hoxha njihet si ‘avokatja mbrojtëse’ që ka mundësuar lirimin e parakohshëm të disa kriminelëve të dënuar me burgim të përjetshëm.

Exit Neës ka shkruar më parë se si gjyqtarja Hoxha ka liruar Endrit Doklen, Hekuran Billon, Genc Tafilin dhe Ilir Pajën, përmes një skeme të njëjtë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>