
Kryeministri Edi Rama përshëndeti kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin e gjyqtarit Markelian Kuqo.
Në një postim në Twitter, Rama e konsideron gjyqtarin “të paudhë me çyrk gjykatësi” duke shkruar:
“Përshëndes Inspektorin e Lartë të Drejtësisë për kallzimin e një të paudhi me çyrk gjykatësi që ka sfiduar hapur drejtësinë dhe popullin, duke liruar një të dënuar me burgim të përjetshëm! Më në fund një hap i vonuar në rrugën e duhur të vendosjes së drejtësisë në drejtësi!”