Rama përshëndet rifillimin e kampionatit të futbollit

Nga Exit News
Rama përshëndet rifillimin e kampionatit të futbollit

Kryeministri Edi Rama përshëndeti rifillimin e kampionatit shqiptar të futbollit, duke i kërkuar naftëtarëve të Ballshit të ndjekin shembullin e tyre.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se tani është gati të rifillojë bisedimet për kërkesat e tyre.

“E përshëndes fundin e bojkotit absurd të Ligës Profesioniste të Futbollit dhe rifillimin e kampionatit të dielën!Tani po,gati të flasim me Federatën Shqiptare të Futbollit për të zgjidhur me mirëbesim e mirëkuptim hallet e Ligës!Uroj që naftëtarët të marrin shembull.Unë jam gati.”

Më herët, presidenti FSHF, Armando Duka pohoi se kampionati do të rifillojë javën e ardhshme

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>