Kryeministri Edi Rama i ftuar të enjten në Open në Top Channel tha se qeveria po mendon të rimbursojë shpenzimet e trajtimit të Covid-19 në familjet me ndihmë ekonomike.
‘Po studiojmë rimbursimin e recetës bazë për përballimin e Covid-19. Pjesa tjetër e medikamenteve ofrohet vetëm kur ti je në gjendje për tu shtruar në spital dhe i merr falas. Po mendojmë dhe për mbështetje për familjet me ndihmë ekonomike. Ata punojnë në të zezë, etj…dhe kanë nevojë për më shumë ndihmë. Plani ynë është i shtrirë në kohë, shkon deri në dhjetorin e vitit të ardhshëm’ – u shpreh Rama.
Kryeministri theksoi se përdorimi i oksigjenit nuk përdoret në shtëpi, dhe i këshilloi qytetarët të mos paguajnë për kura të pamiratuara.