Rama porosit deputetët socialistë: Mos i ktheni përgjigje sulmeve të opozitës

Nga Exit News
Rama porosit deputetët socialistë: Mos i ktheni përgjigje sulmeve të opozitës

Kryeministri Edi Rama porositi deputetët socialistë të mos i kthejnë përgjigje sulmeve të opozitës.

“Braktiseni llogoren e luftës së vjetër. Mandati i tretë nuk duhet t’i ngjajë dy të parëve me PD-në. Sado të na sulmojnë apo kontestojnë legjitimitetin e fitores tonë nga mos gëlltitaj kronike e humbjes. Shqipëria na ka dhënë besimin për të udhëhequr dhe ne do ta bëjmë pa humbur kohë me politikën banale”, u shpreh Rama në mbledhjen e sotme, 10 maj, me deputetët e rinj socialist.

Ai shprehu sërisht gadishmërinë e tij për të bashkëpunuar me PD-në pa asnjë vijë të kuqe:

“Nuk kemi marrë mandat për të luftuar me PD por për të cuar deri në fund atë që kemi nisur. Ne do të bashkëpuojmë me PD pa asnjë vijë të kuqe. Nuk do të lëmë rast pa ua kujtuar dhe treguar në sjellje dhe në vepra se kjo është dekada për ta ngjitur lart Shqipërinë”.

“Nuk do t’i kthejmë kurrizin arenës por baltën e gurët e sherrit të padobishëm por do t’i kthejmë faqen tjetër”, përfundoi Rama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>