
Në një takim me aktivistë të rinisë socialiste FRESSH, Kryeministri Edi Rama, për herë të parë, pranoi publikisht se politikanët në Shqipëri kanë përfituar nga sistemi gjyqësor i korruptuar:
“Sistemi ynë politik është i ngritur prej vitesh mbi një marrëveshje të heshtur por që ka dalë haptas prej vitesh mes politikanëve që zgjedhin gjykatësit dhe gjykatës që mbyllin çështjet e politikanëve dhe prandaj politikanët nuk kanë qenë kurrë të gatshëm t’i hyjnë reformës në drejtësi, sepse është si të hysh dhe të sharrosh degën ku rri. Ne i hymë dhe e bëmë. Dhe aty filloi krisja e koalicionit [me LSI-në].”
Duke marrë parasysh faktin se vetë Kryeministri Rama ka qenë pjesë e kësaj “marrëveshje të heshtur”për rreth 20 vjet. Dhe si ai, ashtu dhe politikanët rreth e tjerë vazhdojnë të përfitojnë nga kjo marrëveshje, natyrshëm lind pyetja: A do të munden tri institucionet e reja të Vettingut të pastrojnë realisht sistemin gjyqësor?
E nëse ekziston kjo “marrëveshje e heshtur”, a mos ndoshta Prokurori i Përgjithshëm duhet të fillojë hetim të menjëhershem për këtë çështje?