Rama pranon për herë të parë se ka folur me Mitsotakisin për marrëveshjen për detin

Nga Exit News
Rama pranon për herë të parë se ka folur me Mitsotakisin për marrëveshjen për detin

Kryeministri Rama pranoi të mërkurën, për herë të parë, se ka diskutuar me kryeministrin grek Mitsotakis për marrëveshjen për detin.

një takim me emigratë shqiptar në Athinë, Rama deklaroi:

“Kemi folur për çështjen e zgjidhjes së problemit të përkufizimit të hapësirës reciproke detare. Jemi në rrugë të mbarë dhe mendoj që rruga më e mirë është një palë e tretë apo Gjykata Ndërkombëtare.”

Ai nuk foli për detaje të tjera, por mendohet se dy liderët mund të kenë folur për marrëveshjen për detin, gjatë darkës së 15 shtatorit.

Rama ka theksuar disa herë se kërkesa e Greqisë për të zgjeruar me 6 milje ujrat e saj territorial, është një e drejtë e saja.

Paraditen e së mërkurës, gjatë takimit organizuar nga revista The Economist në Athinë, Rama propozoi ‘kur bëhet fjalë për detin, [debatin] ta zgjidhim me palë të tretë ose me anë të gjykatave ndërkombëtare, që të mos përdoren nga politikanë si patriotë.’ Por ai nuk tha asgjë lidhur me zhvillimin e një bisede mes tij dhe Mitsotakisit për marrëveshjen për detin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>