Rama premton 2 aeroporte dhe 2 aerodrome në jug

Nga Exit News
Rama premton 2 aeroporte dhe 2 aerodrome në jug

Në vend do të ndërtohen dy aeroporte, në Vlorë dhe në Sarandë dhe dy aerodrome në Gjirokastër.

“Shpresoj që këto ditë të kemi fituesin e garës ndërkombëtare që u bë si legjenda e Rozafës, pandemia, hapje-mbyllje, kredia, etje. Këtu në Gjirokastër bëhet fjala për dy aerodrome, që do të jenë turistike”, premtoi Kryeministri Edi Rama në një takim elektoral në qytetin e Gjirokastrës. Ai u shoqërua nga drejtuesi politik i qarkut, Blendi Cuci.

Qeveria ka rihapur në nëntor 2020 për të tretën herë radhazi garën ndërkombëtare për ndërtimin e aeroportin e Vlorës.

Ndërsa, 36 organizata në mbrojtje të mjedisit, vendase dhe të huaja, i kanë kërkuar qeverisë Rama që të anulojë ndërtimin e aeroportit të Vlorës, në Akërni, brenda zonës ‘Peizazhi i Mbrojtur Vjosë-Nartë’.

Ndërkohë ka filluar ndërtimi i aeroportit të Kukësit, i cili sipas kryeministrit përfundon në 2021. Siç Exit News ka shkruar më parë, aeroporti i Kukësit i është dhënë me koncesion për 35 vjet bashkimit të kompanive Bami shpk dhe Global Technical Mechanics shpk, dy kompani pa eksperienca të mëparshme në fusha të ngjashme.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>