Rama premton: Aeroporti i Kukësit gati vitin tjetër

Nga Exit News
Rama premton: Aeroporti i Kukësit gati vitin tjetër

Kryeministri Rama premtoi të premten se Aeroporti i Kukësit do të nisë fluturimet vitin e ardhshëm.

një postim në Facebook, Rama ndau disa rendera të aeroportit të ri dhe premtoi se fluturimi i parë do të jetë me pasagjerë të përzgjedhur nga ata që e kanë përqeshur projektin e aeroportit në faqen e kryeministrit:

“[…]vijon intensivisht puna me objektivin që vitin e ardhshëm të ulim “Migjenin” me grupin e parë të pasagjerëve, të cilët do të përzgjidhen mes atyre miqve të kësaj faqeje, të cilët e kanë përqeshur më shumë këtë projekt dhe s’më kanë lënë gjë pa thënë nga Londra.”

Siç Exit News ka shkruar më parë, aeroporti i Kukësit i është dhënë me koncesion për 35 vjet bashkimit të kompanive Bami shpk dhe Global Technical Mechanics shpk, dy kompani pa eksperienca të mëparshme në fusha të ngjashme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>