Rama premton hartimin e një platforme me universitetet gjatë mandatit të tretë

Nga Exit News
Rama premton hartimin e një platforme me universitetet gjatë mandatit të tretë

Kryeministri Edi Rama premtoi se sëbashku me universitetet do të hartojnë një platformë për përmrësimin e universiteteve.

Në një takim me pedagogë të Universitetit të Shkodrës, Rama tha se universitetet duhet të krijojnë kolegje profesionale.

“Unë mendoj se dy janë korsitë ku duhet të ecim, njëra është që këto që thoni ju, duhet të përkthehen në një platformë të shkruar, të konsultuar mes jush dhe të themi që këtu duhet të shkojmë për një dekadë. Universitetet duhet të fillojnë të mendojnë për krijimin e kolegjit professional”

Rama tha se në mandatin e tretë synon të integrojë universitetet shqiptare me ato europiane.

“Më e rëndësishmja është që të arrijmë të integrojmë universitetet tona me ato jashtë. Nëse Universiteti i Shkodrës bëhet filial i një universiteti të huaj, psh. të Sienës, ju thuhet gjithë të rinjve që në Shkodër ti shkon te universiteti “Luigj Gurakuqi”, por merr diplomën e Universitetit të Sienës.”

Rama deklaroi se duhet të kemi redaktorë në të gjithë institucionet në mënyrë që mos të kemi shkresa zyrtare gabim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>