Rama premton lista 100% të hapura nëse garantohet balancimi gjinor

Nga Exit News
Rama premton lista 100% të hapura nëse garantohet balancimi gjinor

Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm për të plotësuar kërkesën e opoziës parlamentare dhe jashtë parlamentare për hapjen 100 për qind të listave të kandidatëve për deputetë, por duke garantuar përfaqësimin e 30 për qind të grave në Kuvend.

Gjatë fjalës në seancën e hapjes së sesionit të ri parlamentar, të hënën pasdite, Kryeministri ftoi deptuetët dhe opozitën jashtëparlamentare të vendosin me konsensus mënyrën e hapjes së listave.

Në emër të shumicës socialiste, ai u shpreh se i vetmi problem që ata kanë është gjetja e një mekanizëm që të lejojë që me listat e hapura plotësisht të garantohet balancimi gjinor i parlamentit.

Nëse një mekanizëm i tillë nuk gjendet, listat do të hapen vetëm në masën që garanton kuotën 30 përqind të grave në Kuvend.

Rama u ka bërë thirrje për të diskutuar pa humbur kohe për ëktë gjë duke gjetur shembuj të vendeve të tjera, për të plotësuar kërkesën për hapjen e plotë të listave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>