Rama premton rritje pagash për mësuesit

Nga Exit News
Rama premton rritje pagash për mësuesit

Kryeministri Edi Rama premtoi se do të rrisë pagat për mësuesit në 2021-in.

Në një takim me mësuesit, të hënën (7 shtator”, Rama nuk tha se sa do të rriten pagat, por njoftoi se:

“Do të bëjmë një rritje të re pagash edhe për mësuesit, ashtu si për mjekët, dhe kjo do të bëhet shumë shpejt, besoj me buxhetin e ri”.

Ai tha se ka mbaruar nepotizmi dhe emërimi i mësuesve sipas interesave politike, dhe rryshfeteve:

“Tani rekrutimi i mësuesve bëhet mbi baza, sipas portalit”.

Rama tha se me punësimet përmes portalit dhe me shkollën e drejtorave, “po mbyllim një plagë shumë të madhe, atë të politizimit ekstrem të kuadrit të mësimdhënies”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>