Rama premton se 270 familje në Shijak do marrin shtëpi të re brenda vitit

Nga Exit News
Rama premton se 270 familje në Shijak do marrin shtëpi të re brenda vitit

Kryeministri Edi Rama premtoi se 270 familje në Shijak, shtëpitë e të cilave u dëmtuan rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, do të futen në shtëpi të reja brenda vitit 2020.

Duke folur të martën, Rama tha se po punohet intensivisht për mbi 270 banesa individuale:

“Në Shijak kemi mbi 270 banesa individuale, që parashikohet të jenë gati në fund të nëntorit dhe brenda muajit dhjetor të gjitha familjet do të hyjnë për të festuar vitin e ri aty.”

Sipas Ramës, qeveria ka përfshirë në buxhet 32 miliardë lekë deri në tetor 2020, vetëm për procesin e rindërtimit:

“Këtë vit janë 34 miliardë lekë të buxhetit të vendosura në funksion të rindërtimit, prej të cilave 32 miliardë janë të alokuara plotësisht.”

Ai tha se dhe në vitin 2021 rindërtimi do të jetë prioritar për qeverinë:

“Edhe projektbuxheti i vitit 2021 vazhdon të adresojë në mënyrë prioritare pikërisht pasojat e tërmetit dhe të Covid-19.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>