Rama premton vaksinimin e punonjësve të turizmit para qershorit

Nga Exit News
Rama premton vaksinimin e punonjësve të turizmit para qershorit

Kryeministri Edi Rama premtoi përfundimin e vaksinimit të punonjësve të hotele dhe të rrjetit të shërbimit përpara nisjes së sezonit, në qershor.

“Sa të mbaroi faza e parë e vaksinimit të moshave të mëdha do të nisim vaksinimin e punonjësve në fasoneri dhe njëkohësisht vaksinimin e zinxhirit të punonjësve të hoteleve sidomos aty ku ka masë njerëzish. Në qershor do të jenë të gjithë të vaksinuar”, u shpreh Rama, në një takim me operatorët turistik në Malin e Robit, në Kavajë, më 1 prill.

Ai theksoi se sezoni kaluar ka qënë i mirë, falë vendimit të qeverisë për të lënë hapur kufirin me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut:

“Ne ja dolëm sepse lamë të hapur kufirin me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Sezoni u dominua nga turistët shqiptarë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>