Kryeministri Edi Rama në seancën plenare së të enjtes për miratimin e projekt buxhetit 2020 tregoi sërish se ky është buxhet elektoral.
Rama u shpreh se buxheti i 2020 parashikon zbatimin e premtimeve të qeverisë përpara zgjedhjeve të 2020.
“Në këtë buxhet konfirmohet se në Shqipëri nuk do të ketë më rrogë nën 30 mijë lek. Biznesi i vogël deri në 2029 do të paguajë zero taksë mbi fitimin dhe TVSH zero deri në 100 mijë dollarë xhiro. 40 % rritja e pagave për mjekët dhe infermierët, që nga 1 janari. Karburanti për bujqësinë nuk do të ketë ngarkesë fiskale”.
Kryeministri ju përgjigjë edhe akuzave për mosmbajtjen e premtimit shëndetësia falas.
“Shëndetësia falas nuk është një premtim si heqja e taksës e thënë sot dhe e bërë nesër. Ai është një projekt i madh, drejt të cilit janë hedhur hapa. Ne e duam mandatin e tretë për të bërë të gjitha projektet”.
Rama sulmoi sërish LSI-në, duke thënë se qytetarët i japin votën PD-së dhe “ato të sjellin Ilirin dhe Monikën në dasëm”. Ai u tregua optimist për zgjedhjet e 25 prillit, duke u shprehur se PS ëshët e vetmja alternativë për të gjithë qytetarët.