Rama prezanton programin për drejtësinë: PD e LSI nuk e duan reformën në drejtësi

Nga Exit News
Rama prezanton programin për drejtësinë: PD e LSI nuk e duan reformën në drejtësi

Kryeministri Edi Rama prezantoi të mërkurën programin ‘Drejtësia që duam’. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se PD, LSI, dhe KÇK sot janë 3 këmbët e së keqes së vettingut, të cilët nuk e duan reformën në drejtësi.

Ai u shpreh se:

“Drejtësia e re nuk ndërtohet me drapër e çekanë as me dënime partie, e as me urdhra partie, por me një veprim të thellë demokratik, me një vrapim maratone”

Kryeministri theksoi se vetëm PS mund të vazhdojë zbatimin e e kësaj reforme në drejtësi. Megjithatë Rama pyetjes së kë ka dënuar reforma e re dhe institutionet e reja ju përgjigj:”Askënd”.

Rama i bëti thirrje qytetarëve t’i japin atij një mandat të tretë për të vijuar me reformën dhe pastrimin e gjyqësorit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>