Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u prit me ceremoni në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë të hënën nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Takimi vjen në një moment delikat për Kosovën, për shkak të situatës së tensionuar në veri të vendit, krijuar nga vendosja e reciprocitetit të targave me Serbinë.
Po ashtu, Tirana dhe Prishtina kanë patur një marrëdhënie të tensionuar për shkak të projektit Open Balkans të kryeminsitrit Rama e presidentit serb Alexandar Vuçiç, i cili u refuzua nga Kurti.
Palët pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat në orën 10:20, sipas platformës kosovare KOHA.