Bledi Çuçi do të jetë ministri i ri Brendshëm. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në Twitter njoftoi se do të dërgoj emrin e tij tek Presidenti.
“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë.”
Dy ditë më parë, për shkak të protestave, ish ministri I Brendshëm, Sandër Lleshaj dha dorëheqjen na ky post.