Pas dorëheqjes së kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit Visho Ajazi, Kryeministri Rama ka propozuar Helidon Bendon, zëvendës drejtorin e SHISH, si pasardhësin e Ajazit në krye të institucionit.
Kryeministri Rama ja ka paraqitur propozimin e tij Presidentit Meta paraditen e sotme.
Zoti Bendo prej 21 vjetësh punon në SHISH, ku fillimisht ka punuar si inspektor në terren, kryetar dege dhe më pas drejtor drejtorie në disa qarqe të vendit.
Nga viti 2009 deri në 2016, Helidon Bendo ka qenë Drejtor i Drejtorisë në Aparatin Qendror të SHISH.
Ndërsa në prill 2016, Zoti Bendo është emëruar në postin e zëvendësdrejtorit të SHISH.