Kryeministri Edi Rama ftoi sërish Partinë Demokratike të bashkëpunojë me qeverinë për të ecur drejt integrimit të vendit.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me Komisionerin e Zgjerimit Oliver Varhelyi, me 5 maj, Rama ju përgjigjë pyetjes së gazetares për mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve nga PD, se:
“Bindja dhe vullneti im është që mandate i tretë të mos i ngjajë dy të parëve në aspektin e luftës së brendshme politike. PS do ta braktisë llogaren e luftës së vjetër bajate, banale, të panevojshme për vendin. Dhe për sa më takon do të fokusohemi tek punët e mëdha që jemi votuar dhe do ta mbajmë dorën të shtrirë pa asnjë ndërprerje për opozitën, PD”.
“PD është e mirëpritur kurdoqoftë dhe sidoqoftë të kthehen me këmbë në tokë. Për të hapur një proces diskutimi krejtsisht pa asnjë kusht për mënyrën se si të ndihmojmë bashkarisht për punët dhe patjetër integrimin evropian të Shqipëirsë”, shtoi Rama.
Në menyrë të vazhdueshme Rama nuk ka komentuar mbi akuzat e opozitës per vjedhjen e votave dhe mosnjohjen e rezultatit. Ai ka deklaruar se nuk do të bëjë më luftë politike por do të ftojë PD-në të punojë me të.