Rama quan ‘heroina’ Bozon dhe Çomon

Nga Exit News
Rama quan ‘heroina’ Bozon dhe Çomon

Kryeministri Edi Rama i quajti Luljeta Bozon dhe Najada Çomo dy heroina.  Gjatë fjalës së tij në prezantimin e ekipit të tij, ai tha se Bozo dhe Çomo janë dy simbole të pandemisë dhe tërmetit.

Për Shqipërinë që është e ardhmja jonë! Faleminderit Luljetës dhe Najadës, dy heroinave të këtyre kohëve, 2 grave të forta, pasionante, vullnetare të vijës së parë. Janë identitet të dy sfidave tona më të vështira, që i kemi përballuar dhe do t’i përballojmë me sukses, rindërtimin dhe luftën me armikun e padukshëm

Rama tha se për herë të parë në Kuvend do të ulet një stërgjyshe dhe një përfaqësuese e pensionistëve si Bozo. Ndërsa për Çomo ai tha se do të përfaqësojë mjekët e infermierët, të cilët po përballen me pandemisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>