Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të prekur nga Koronavirusi. Ky lajm konfirmohet edhe përmes një video të drejtoreshës së Institutit Publik Silva Bino, të postuar nga Kryeministri Edi Rama. Kryeministri i ka bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e lajmeve të rreme.
“Të njëjtat mendje të shthurrura, që ju shqetësuan keq me lajmet fallco dhe me gojëligësinë e tyre gjatë ditëve e netëve të gjata pas tërmetit, janë në veprim.
Mos bini pre e tyre dhe jini të sigurt se shteti shqiptar po e bën prej kohësh detyrën për të qenë gati në rast shfaqjeje të koronavirusit, të cilin jemi gati ta përballim me organizim e profesionalizëm të lartë”.