Rama: Raportet mbi korrupsionin gabojnë, ndërkombëtarët do të mbajnë shënim votat për vetingun

Nga Exit News
Rama: Raportet mbi korrupsionin gabojnë, ndërkombëtarët do të mbajnë shënim votat për vetingun

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Zërin e Amërikës aludoi se opozita do të votojë zgjatjen e mandatit të KPK-së për kryerjen e vetingut, pasi nuk bëhet fjalë për refomë të qeverisë, por të mbështetur nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Ai shtoi se qeveria nuk i kishte votat, por se nuk besonte “që opozita do të mungojë në apel, kur do të numërohen votat në funksion të kësaj reforme”.

Ndërkohë, i pyetur mbi raportet e Amnisty International dhe Departamentit amerikan të Shtetit mbi korrupsionin, monopolet dhe oligarikinë, Rama refuzoi të përgjigjej drejtëpërdrejtë, por tha se gjendja e korrupsionit ishte më mirë se para 8 vjetësh.

Ai u shpreh se platforma e-Albania kishte lehtësur barrën e korrupsionit te qytetarët dhe se lufta ndj korrupsionit do të përqëndrohej pikërisht në ofrimin e shërbimeve digjitale.

Po ashtu ai u pyet vendimin e kritikuar për krijimin e Agjencisë për Median dhe Informimin, për të cilin tha se kiste keqinformim, duke përsëritur se ishte model i huazuar nga Gjermania dhe Italia.

Por, pak më tej, duket se ai pothuajse konfirmoi se ajo do të ketë një rol propagandistik, kur në mënyrë se të vagulltë u përpoq të shpjegonte funksionin e Agjencisë, që sipas tij rrit “kapacitetit të qeverisë për të ndërvepruar me opinionin publik dhe me burimet e informacionit”.

Rama po ashtu tentoi të anashkalojë si të parëndësishme përplasjen me Kosovën për shkak të projektit “Open Balkans”, duke e quajtur mungesë dakordësie.

Njësoj u shpreh edhe mbi përcaktimin “non grata” të Sali Berishës nga DASH, për të cilin ai tha se nuk kishte nevojë për koment pasi ishte i qartë për të gjithë.

Sipas tij vendimi tregonte se “Shqipëria ka hyrë në një fazë të re dhe se nuk ka më asnjë monument të parrëzueshëm të të shkuarës së korrupsionit dhe të pengimit të demokracisë”.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>