
Kryeministri Rama reagoi sot pas reportazhit të televizionit Italian Rai3 ku theksohet se sipas një raporti kultivimi i marjuanës në Shqipëri është rritur me 1200 përqind, në krahasim me vitin e kaluar.
Ai e konsideroi këtë një turp gazetaresk dhe kërkoi reagim nga Guarda Di Finanza. Në një postim në Twitter ai shkruan:
“’Lajmi i mbrëmshëm në RAI 3 mbi gjoja 12 fishimin e kultivimit te kanabisit në Shqipëri është një turp gazetaresk, pa asnjë lidhje me realitetin e monitoruar dhe çertifikuar nga vetë Guardia di Finanza! Uroj që partnerët tanë të shkëlqyer ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën!’’