Edi Rama ka pohuar se roli i tij dhe i PS-së në reformën në drejtësi ka qenë dytësor, kryesisht duke dhënë mbështetje të plotë ndërkombëtarëve, që janë hartuesit e reformës.
Gjatë konferencës së sotme për mediat, Zoti Rama pretendoi se ai nuk e kishte lexuar fare draftin e reformës.
Sipas tij suksesi i reformës në drejtësi është meritë e mos përfshirjes së PS-së në sistemin e drejtësisë duke ia lënë atë në dorë të huajve:
“Reforma në drejtësi është e suksesshme sepse forca më e madhe politike në vend është vënë në dispozicion të të huajve. Mbështetja e BE-së dhe SHBA-ve rrjedh sepse kjo forcë nuk përzihet me çështje të drejtësisë.”
Në lidhje me paralizën e sistemit të drejtësisë, Edi Rama sërish u mundua t’ja veshë përgjegjësinë indirekt të huajve, duke përdorur një thëne të Kancelares Merkel:
“Po citoj kancelaren gjermane Merkel: është e vërtetë që Shqipëria sot nuk ka gjykatë kushtetuese, por kjo është rezultat i vetingut të cilin parlamenti shqiptar dhe partnerët e Shqipërisë e kanë kërkuar me forcë.”
Ai a ka quajtur gjendjen ku jemi një moment kalimtar, dhe ka ndërmarrë një sulm tjetër të ashpër ndaj magjsitratëve duke i quajtur ‘llum’:
“Kjo situatë është sukses i një procesit të vetingut apo është dështim? Tani përgjigjen ju mund ta vazhdoni vetë.
Po bëjmë pastrimin më të paimgjinueshëm nga të gjthë kur filluam vetingun.
Po pastrojmë një llum që dukej si mallkimi i përjetshëm i kësaj shoqërie. Flasim prej 30 vitesh për pisllëk, korrupsion dhe tani po veprohet kundër zullumeve, korrupstiont të atyre që ishin të paprekshmit e vërtetë që ksihin bërë një koorporatë fitimprurëse.”