Rama rendit arritjet si kreu i OSBE: Treguam ambicien tonë me zjarr e karizëm

Nga Exit News
Rama rendit arritjet si kreu i OSBE: Treguam ambicien tonë me zjarr e karizëm

Kryeministri Edi Rama ka renditur, të premten, arritjet e tij si kreu i OSBE-së, në përfundim të presidencës së OSBE-së.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të 27-të Ministerial të OSBE-së, Rama përmendi problematikat me të cilat është hasur gjatë presidencës së tij, duke nisur nga konfliktet në Ukrainë e Bjellorusi dhe deri tek pandemia. Kryeministri përmendi si sfidë edhe problemet e brendshme të organizatës.

“Ne ia dolëm dhe mundëm të shënonim përparim. Negociuam buxhetin për misionin e posaçëm të monitorimit në Ukrainë. Më pas erdhi Bjellorusia. U përpoqëm të ndihmonim por oferta jonë nuk u mor në considerate,” tha Rama.

Ai shtoi se OSBE ka vepruar përpara OKB-së për këto çështje dhe se kjo ka tepër rëndësi.

Në 17 gusht, Rama propozoi një takim të përfaqësuesve të OSBE-së me qeverinë dhe opozitën në Bjellorusi, me qëllim qetësimin e tensioneve të krijuara pas organizimit të zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit. Propozimi i tij nuk u pranua nga Bjellorusia.

Më pas Rama foli dhe për luftimeve në Nagorno-Karabakh:

“Një tjetër goditje ishin luftimet e ashpra në kontekstin e luftimeve Nagorno-Karabakhut. Këto armiqësi të reja e bënë bashkëbisedimin më të tendosur e më të përçarë në OSBE.”

Pavarësisht gjithë krizave, Rama tha se Shqipëria tregoi ambicie në krye të OSBE-së:

“Krizë përmbi krizë por ne nuk hoqëm dorë dhe nuk lamë asgjë që të na ndalte në punën tonë. Treguam ambicion tonë, e bëmë në mënyrën shqiptare, me zjarr, këmbëngulje, ca karizëm ndoshta.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>