Kryeministri Rama replikoi sërish me kreun e opozitës, Lulzim Basha. Në një postim në Twitter, Rama sërish thekson se nuk ka marrëveshje e as negociata që prej disa muajsh.
“Për çfarë transparence e ke fjalën Lulëzim, kur s’ka as marrëveshje, as negociata qysh se ka ndryshuar qeveria në Greqi, ndërkohë që as me qeverinë e mëparshme marrëveshja s’është arritur?!Ti do teatër vëlla që të zbavisësh ata që të vijnë në shfaqje, të kuptoj, lum ti medet ata!”
Më herët, Basha i kërkoi Ramës transparencë në lidhje me marrëveshjen e detit me Greqinë.