Rama riciklon ide të vjetra me emër të ri

Nga Exit News
Rama riciklon ide të vjetra me emër të ri

Të hënën, 28 shtator, kryeministri Rama lajmëroi hapjen e një kanali të ri komunikimi me qytetarët, në adresën [email protected]:

“Kjo është një adresë në dispozicionin e secilit e secilës prej jush për të çuar me video, nga celulari juaj, çdo pyetje që të dëshironi mbi çdo çështje të punës a të familjes suaj, komunitetit tuaj apo vendit tonë, që ka lidhje me qeverinë”.

Kjo rubrikë është një mjet i vjetër i propagandës politike të Kryeministrit Rama i përdorur që prej kohës së opozitës, 2013, me qëllim krijimin e idese se udhëheqësi dëgjon zërin e popullit, e më pas vendos. Kështu:

Në janar 2013, Rama, atëherë kryetar opozite publikoi numrin e tij të telefonit dhe i ftoi qytetarët të komunikojnë direkt me të:

“Nëse doni të komunikoni në mënyrë të drejtpërdrejtë me mua, shkruani në SMS emrin tuaj dhe adresën e emailit në numrin 0662030272”.

Në 18 gusht 2015, Rama prezantoi rubrikën “PyetKryeministrin?”. Përmes kësaj rubrike, Rama premtoi t’i përgjigjej pyetjeve të qytetarëve live në Facebook dhe Twitter:

“Do t’i përgjigjem pyetjeve .. mbi çdo temë të interesit tuaj [..] Për të lehtësuar rrugën e komunikimit pas çdo pyetjeje vendosni ?#‎PyetKryeministrin?”.

Në 9 korrik të 2017, Rama përmes profilit të tij të Facebookut, njoftoi hapjen e faqes zyrtare të platformës së “bashkëqeverisjes”. Platforma mban të njëjtin emër si sllogani zgjedhor i PS-së, në 2017: “Për Shqipërinë që duam”:

“Për çdo politikë, reformë apo projekt ligj; për çdo problem në komunitet apo në familje që ka lidhje me shtetin; për çdo sjellje abuzive apo marrëdhënie të vështirë në zyrat e shtetit”.

Në 31 gusht 2018, Kryeministri Edi Rama prezantoi rubrikën “Përgjigja Ime”, në Facebook, të cilën sërish e prezantoi si rubrikë të re:

“Dua t’ju prezantoj një “rubrikë” të re në funksion të rritjes dhe shpresoj, përmirësimit të komunikimit. Një përgjigje sy më sy, për një koment tuajin a temë të ditës.”

Në 20 mars 2020, gjatë pandemisë, në platformën e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, qytetarët shkruanin shqetësimin e tyre, sëbashku me numrin e telefonit, dhe Kryeministri i merrte në telefon:

“Ne jemi në dispozicion do të bëjmë ca mundemi, shkruani te shqiperiaqeduam.al do të telefonoheni dhe mbasi merret arsyeja zgjidhet kur ka zgjidhje”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>