Rama sfidon gazetarët gjatë pandemisë, ka folur live për 2830 minuta

Nga Alice Elizabeth Taylor
Rama sfidon gazetarët gjatë pandemisë, ka folur live për 2830 minuta

Që prej 9 marsit, kur në vend u gjetën personat e parë me Covid-19, dhe deri më 9 prill, kryeministri Edi Rama ka shkruar 407 postime në Facebook dhe ka dalë në mbi 47 orë video për të dhënë informacione rreth pandemisë.

Gazetari Isa Myzyraj analizoi metodat e Ramës për komunikimin e informacionit rreth Covid-19 për publikun. Në një postim në Facebook, ai shkruan se Facebooku, ERTV-ja (kanali personal i Ramës) dhe transmetimet live me media të zgjedhura me kujdes kanë qenë mënyra e vetme që njerëzit kanë arritur të marrin informacione për krizën.

“Duhet theksuar që ka qenë burimi i parë i informacionit dhe vendi i parë ku jepen deklaratat për gjithҫka që lidhet me koronavirusin, që nga numri i të infektuarve, shëruarve dhe situatën në vend në tërësi,” shkruan gazetari Myzyraj.

Myzyraj zbuloi se brenda një muaji, Rama bëri 407 postime në Facebook, mesatarisht 13 postime në ditë, 2830 minuta video (47 orë), 2634 minuta live në studio të ndryshme dhe 146 minuta kohë shtesë video.

“Është ndaluar tërësisht komunikimi zyrtar me gazetarët, përjashto rastet kur Kryeministri është lidhur me studio televizive dhe është pyetur nga drejtues emisionesh dhe persona që kanë qenë në lidhje paralele,” shkruan gazetari.

Kryeministri gjithashtu është kritikuar nga Reporterët pa Kufij për mesazhin e tij të çuditshëm të regjistruar paraprakisht në celularin e të gjithëve. Mesazhi dëgjohej para se të bëhej ndonjë telefonatë dalëse. Në të, Rama këshillonte qytetarët të ruajnë higjenën dhe të mbroheshin nga media.

Në një deklaratë për shtyp, RSF dha shembuj të sulmeve të ndryshëm ndaj gazetarëve, punonjësve të mediave dhe lirisë së shprehjes gjatë pandemisë. Ndër deklaratat kryesore të liderëve që cenojnë lirinë e medias, u përmend mesazhi audio i regjistruar i Ramës.

Në fillim të krizës COVID-19 në Shqipëri, Edi Rama përdori kompaninë Vodafone Albania për të vendosur një mesazh të regjistruar paraprakisht në celularin e të gjithëve. Mesazhi dëgjohej para se të bëhej ndonjë telefonatë dalëse. Në të, Rama këshillonte qytetarët të ruajnë higjenën dhe të mbroheshin nga media.

Mesazhi i Ramës për përdoruesit e Vodafone, rrjeti më popullor i telefonisë në vend, ishte:

“Laj duart, mos lëviz nga shtëpia për qef, hap dritaret sa të mundesh dhe ruaju nga media.”

Përdoruesit e kompanisë tjetër telefonike, Telekom Albania morën një mesazh pak më të ndryshëm, duke u kërkuar atyre që të mbroheshin nga  informacioni i rremë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>