Rama shet dënimin e Llallës si sukses kundër korrupsionit

Nga Exit News
Rama shet dënimin e Llallës si sukses kundër korrupsionit

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për median franceze TV5MONDE të shtunën, foli për ndërshkimin e njërëzve të pushtetshëm në vend si dëshmi të shtetit të së drejtës.

“Fakti që pandëshkueshmëria në Shqipëri nuk është më një normë, fakti që ka njerëz me pushtet që kanë dalë para gjykatës dhe janë dënuar flet vetë,” shpreh Rama.

Ai gjendet në Neë York për të marrë pjesë në punimet e OKB-së, pasi Shqipëria u caktua anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit këtë vit.

Kryeministri u përpoq të paraqeste dënimin, së fundmi, të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla si sukses të luftës së pakompromis kundër korrupsionit.

“Po bëjmë një luftë të hapur ndaj korrupsionit, për shtetin e të drejtës, dhe ndaj trafikut të drogës dhe kemi bërë përparime të dukshme në këtë drejtim,”- shtoi ai.

Ndërkohë, raporti i fundit i Departamentit amerikan të Shtetit mbi klimën e biznesit e përshkruajti vendin si ndër më të korruptuarit në Ballkan. Po ashtu, një nga problemet që ngrihet vazhdimisht në progresraportet e Komisionit Evropian lidhet me mungesën e një historie të dënimeve të zyrtarëve të lartë.

 

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme