Kryeministri Rama u shpreh në një intervistë në emisionin “Me Pak Fjalë” se investimet e huaja janë rritur gjatë 8 viteve të fundit dhe nuk pranoi se ka patur largim të disa kompanive të mëdha perëndimore.
Gjatë viteve të fundit, kompani serioze të njohura në botë janë laguar nga disa sektorë të ekonomisë, si sektori bankar, i hidrokarbureve, telekomunikacioni dhe hoteleria.
Disa prej tyre janë, Deutche Telecom, Sheraton, Hochtief, Bankers Petrolium.
Rama theksoi se sipërmarrjet e këtyre invesitorëve i kanë kaluar të tjerëve dhe se në total ato janë shtuar. Ai nënvizoi dy invesitorë, Lufthansa dhe grupi Emar që do të ndërtojë aeroportin e Durrësit. Lufthansa Solution punëson të rinj në fushën e IT, theksoi Rama.
Kjo është një kompani shërbimesh që i shet ato jashtë vendit.
Ndërsa grupi Emar erdhi nga një marrëveshje qeveritare mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara. Kryeministri solli në vëmendje edhe konsorciumin që do të ndërtojë portin turistik të Vlorës, ku është një kompani shqiptare e specializuar në prodhime hidrosanitaresh dhe një kompani konsulence britanike. “Kapitali është shqiptarë dhe dija është britanike”, tha Rama.
Kjo kompanin punëson rreth 11 persona dhe jep konsulencë pa vlerë të shtuar për ekonominë shqiptare. Rama përmendi hotel Plaza-n, Hyatt dhe Mariott dhe Acor grup nga të cilat, vetëm Hotel Plaza është bashkëpunim me investitor dhe aksioner shqiptarë. Ndërsa 3 hotelet e tjera janë thjesht marrëveshje të cilat ende nuk kanë filluar.