Kryeministri Rama nuk i është përgjigjur pyetjes nëse e konsideronte të dështuar marrëveshjen e Ballkanit të Hapur për reagim të përbashkët kundër fatkeqësive natyrore.
Më 29 korrik, kryeministri Rama sëbashku homologun maqedonas Zoran Zaev dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunimin për mbrojtje dhe shpëtim nga katastrofat në kuadër të nismës Ballkani i Hapur.
Sipas saj, në rast katastrofash natyrore në Serbi, Shqipëri apo në Maqedoninë e Veriut, ekipet e emergjencës së tre vendeve do të ndërhyjnë sëbashku.
Rama u pyet në emisionin Opinion nëse e konsideronte të dështuar këtë marrëveshje duke qenë se nuk pati ndërhyrje të përbashkët të tre vendeve gjatë muajt gusht kur vatrat e zjarreve në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut shkaktuar një gjendje emergjence për disa zona.
Në përgjigje të pyetjes Rama tha:
“Këto janë të gjitha teori konspiracioni dhe lojëra fjalësh. A është më mirë që kush bën tregëti të rri të presi në kufi dhe të ketë 3-4 palë kontrolle apo është më mirë që të nisen dhe të arrijnë në destinacion?”, duke iu referuar kundërshtisë që kanë skeptikët për këtë nismë por pa dhënë përgjigje për marrëveshjen.
Në rastin e zjarreve, Shqipërisë ndihma i erdhi nga ekipet e emergjencës nga Kosova dhe dy helikopterë nga vende të Bashkimit Europian.