Rama: Shqipëria vëllai jo kujdestari i Kosovës, akuza ndaj Thaçit vë në dyshim vlerat e luftës

Nga Exit News
Rama: Shqipëria vëllai jo kujdestari i Kosovës, akuza ndaj Thaçit vë në dyshim vlerat e luftës

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk ka shkuar në Kosovë për të bashkuar politikën e Kosovës, por për të dhënë mbështetje.

Në një konferencë për gazetarët, Rama pohoi se Shqipëëria nuk ëstë kujdestare e Kosovës, por vëllai i saj.

Unë erdha këtu për të bashkuar të gjitha partitë politike apo udhëheqësit e tyre në një tryezë, sepse e para kjo nuk është detyra ime dhe e dyta, ky do të ishte një kapërcim i kuadrit etik brenda të cilit sipas meje duhet të veproja. Shqipëria e ka detyrim që të mbështesë Kosovën pa kushte, dhe cilido që është në rolin e kryetarit të qeverisë në Shqipëri duhet të jetë mëshirim i këtij detyrimi. Por Shqipëria nuk e ka dhe nuk e marrë përsipër detyrën e kujdestarit, apo tutorit që nga larg i tregon udhëheqësve në Kosovë se cfarë duhet të bëjë.”

Ai shtoi se akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit ngjason me fletrrufe të revolucionit kinez, duke theksuar se është e pashembullt.

Komunikata është një fletë rrufe e ngjashme me ato publike gjatë revolucionit kulturor kinez. Është e pashembullt dhe e kombinuar në momentin e publikimit të saj, përbën arsye, edhe nëse publikimi është i arsyeshëm apo i qëllimshëm në prag të një takimi me rëndësi në Shtëpinë e Bardhë.”

Rama tha se akuza shkaktoi një krizë disa planëshe në Kosovë duke vënë në dyshim “vlerat e luftës dhe të vërtetën se Kosova ishte viktima jo agresori”

Ai iu bëri thirrje shqiptarëve të bashkohen dhe jo të ndahen për shkak të bindjeve apo ideve politike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>