Kryeministri Edi Rama sqaroi marrëdhënien me George Soros dhe rolin e tij në reformën në drejtësi.
I ftuar në emisionin Open, të Eni Vasilit, Rama u shpreh se shqiptarët duhet ta falenderojnë Sorosin për investimet e kryera në Shqipëri gjatë viteve 1990 dhe deri më tani.
Për reformën në drejtësi, u shpreh Rama Sorosi “ka biseduar me mua dhe me opozitën duke thënë se do të paguaj konsulentët e huaj”.
“Ekspertët e huaj janë sjellë nga të huajt dhe i ka paguar Soros”, shtoi ai.
Rama sqaroi se “unë nuk kam përfituar asgjë nga Soros për jetën politike. Më parë po kam përfituar si çdo studentë”.
“Ai është bërë gogol nga forca ultrakonservatore për shkak të ndikimit që ka.
Unë e kam mik edhe kur në Shtëpinë e Bardhë ishte Trump”, përfundoi Rama.