Kryeministri Edi Rama deklaroi se të gjitha kombet duhet të luftojnë kundër ekstremizmit .
Gjatë fjalës së tij në Forumin Ballkanik për Antisemitizmin, Rama u shpreh se shqiptarët kanë mbrojtur me jetën e tyre hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Shqipëria e sheh Izraelin dhe civilizimin hebre si shtyllë të bashkëjetesës. Shqiptarët e kanë parë bashkësinë hebraike si dritën e syve. Hebrenjtë u kthyen në Shqipëri në gur të çmuar, shabati ishte garantuar me të drejtë me ligj. Shqiptarët rrezikuan jetën për të mbrojtur hebrenjtë, ishin myslimanë dhe të krishterë, duke i mbrojtur edhe me jetën e tyre.”
Ai shtoi se antisemitizmi është një kërcënim real dhe shtetet duhet të bashkohen për ta luftuar.
“Të përpiqemi e ndërgjegjësojmë se antisemitizmi është një kërcënim real që shkon përtej asaj që shënjestron. Së fundmi Kuvendi miratoi rezolutën e hartuar nga Shoqata e Përkujtimit të Holokaustit, por pa dashur të marr më shumë kohë nga koha juaj e çmuar, dua të them se kërcënimi më i madh me të cilin duhet të përballemi e ta krahasojmë me diçka të përhershme, nuk është vetëm shprehja e menjëhershme e antisemitizmit në formën e vet më të dhunshme por është relativizmi, i asaj që ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore që është realisht burimi i kryerjes së kësaj të keqe mjaft të madhe nëse s’do jemi të bashkuar që ta shterojmë këtë burim”