Rama: Shqiptarët rrezikuan jetën për hebrenjtë, antisemitizmi një kërcënim real

Nga Exit News
Rama: Shqiptarët rrezikuan jetën për hebrenjtë, antisemitizmi një kërcënim real

Kryeministri Edi Rama deklaroi se të gjitha kombet duhet të luftojnë kundër ekstremizmit .

Gjatë fjalës së tij në Forumin Ballkanik për Antisemitizmin, Rama u shpreh se shqiptarët kanë mbrojtur me jetën e tyre hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Shqipëria e sheh Izraelin dhe civilizimin hebre si shtyllë të bashkëjetesës. Shqiptarët e kanë parë bashkësinë hebraike si dritën e syve. Hebrenjtë u kthyen në Shqipëri në gur të çmuar, shabati ishte garantuar me të drejtë me ligj. Shqiptarët rrezikuan jetën për të mbrojtur hebrenjtë, ishin myslimanë dhe të krishterë, duke i mbrojtur edhe me jetën e tyre.”

Ai shtoi se antisemitizmi është një kërcënim real dhe shtetet duhet të bashkohen për ta luftuar.

Të përpiqemi e ndërgjegjësojmë se antisemitizmi është një kërcënim real që shkon përtej asaj që shënjestron. Së fundmi Kuvendi miratoi rezolutën e hartuar nga Shoqata e Përkujtimit të Holokaustit, por pa dashur të marr më shumë kohë nga koha juaj e çmuar, dua të them se kërcënimi më i madh me të cilin duhet të përballemi e ta krahasojmë me diçka të përhershme, nuk është vetëm shprehja e menjëhershme e antisemitizmit në formën e vet më të dhunshme por është relativizmi, i asaj që ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore që është realisht burimi i kryerjes së kësaj të keqe mjaft të madhe nëse s’do jemi të bashkuar që ta shterojmë këtë burim”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>