Kryeministri Rama premtoi rritjen me 40 për qind të pagave të mjekëve dhe infermierëve.
Gjatë një vizite në Berat në punimet e maternitetit, Rama deklaroi:
‘Qershia mbi tortë është ndërhyrja që do bëjmë në këtë buxhet për pagat e mjekëve. Do bëjmë një ndërhyrje të fortë, do jenë një rritje e konsiderueshme. Besojmë që do të arrijmë në 40 për qind [rritje].’
Sipas tij, pagat e reja të këtij sektori do të jenë dinjitoze dhe pa pasur dallim nga vendet e rajonit.
Kryeministri tha se me një pagë të tillë, mjekët do të qëndrojnë në Shqipëri, pasi megjithëse rroga në Itali e Gjermani mund të jetë më e lartë, atje ka taksa e qira për të paguar.
Një premtim pothuaj të ngjashëm ka bërë dhe kreu i PD-së Lulzim Basha për mjekët dhe infermierëët.
Rreth dy javë më parë, Basha deklaroi se qeveria e tij e ardhshme:
“Do të rrisë pagat e mjekëve deri në 1200 euro dhe 700 euro për infermierët.”