Rama i kërkon Armenisë e Azerbajxhanit të ndalojnë konfliktin e armatosur

Nga Exit News
Rama i kërkon Armenisë e Azerbajxhanit të ndalojnë konfliktin e armatosur

Kryeminsitri Edi Rama, në cilësinë e kreut të OSBE-së, i ka bërë thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit që të ndalojnë përplasjen e armatosur për rajonin e Nagorno-Karabakut, ku deri më tani kanë humbur jetën të paktën 16 qytetarë.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të OSBE-së, Rama u shpreh:

“I nxis të gjitha palët e përfshirët të kthehen menjëherë në armëpushim para se numri i njerëzve i këtij konflikti të rritet më tej.”

Rama shtoi se Bashkëkryetarët e Grupit të OSBE-së në Minsk dhe Ambasadori Andrzej Kasprzyk, kanë qenë në kontakt të ngushtë me palët. Ai theksoi mbështetjen e tij për përpjekjet e OSBE-së për të rifilluar negociatat sa më shpejt të jetë e mundur.

Rama gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij për familjet e atyre që humbën jetën në këtë përplasje.

Më herët dhe NATO ka kërkuar që Armenia dhe Azerbajxhani të ndalojnë përplasjet e armatosura dhe të nisin negociatat për të gjetur një zgjidhje paqësore dhe të pranueshme nga të dy vendet.

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe 100 të tjerë janë plagosur si pasojë e një konflikti të armatosur mes Azerbajxhanit e Armenisë për rajonin e Nago-Karabakut.

Ky rajon njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por nën kontrollin e armenëve, pasi shumica e popullsisë që banon aty është armene.

Konflikti mes dy vendeve vazhdon prej më shumë se 30 vitesh. Deri më tani, si pasojë e përplasjes për këtë rajon, mbi 20 mijë persona janë vrarë dhe një milion të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme