Kryeministri Rama deklaroi se skepticizmi i Holandës për hapjen e negociatave Shqipëri-BE lidhet me problemet e brendshme të vetë Holandës.
Gjatë një konferencë për shtyp të martën, Rama tha:
“Në qëndrimin e Holandës influencon situata e brendshme në mënyrë shumë të qartë.
Po me çfarë lidhet tjetër përcvese me punët e brendshme të saj, se unë s’mund ta pranoj dot që Holanda është më e vëmendshme ndaj standardeve se sa Suedia, Finlanda, Franca, këtë nuk e pranoj dot.”
Rama i tha gazetarëve se nëse shohin shtypin holandez do të kuptojnë se ka një politikë të përgjithshme anti-shqiptare:
“Shikoni artikujt që flitet për banda shqiptare të shpartalluara dhe pastaj kur lexon përbërjen e bandës janë dy shqiptarë edhe janë 12 të tjerë nga hollandezë te belg, polakë. Është politike, është elektorale, Hollanda ka zgjedhje në mars të vitit të ardhshëm.”