Kryeministri Rama ka folur sërish për ‘vaksinimin e personaliteteve’, një çështje që ngriti kritika nga presidenti Meta i cili e quajti ‘diferencim klasor’.
Rama sqaroi nga Elbasani se bëhet fjalë për personalitete mbi 80 vjeç të cilët do të vaksionohen të parët në këtë grupmoshë “për të dhënë një mesazh solidariteti me ta, një mesazh përkujdesjeje për ta”.
Ai shtoi se vaksinimi i personave mbi 80 vjeç do të nisë me këta personalitete edhe “për të shfrytëzuar pozitivisht imazhin dhe influencën e tyre te njerëzit”.
Duke iu përgjigjur akuzave presidentit Meta, kryeministri tha nuk ishte e denjë të ngrihej gjithë kjo “stuhi në gotë”, pasi këta personalitete i kanë dhënë vlera shoqërisë sonë.