Rama sqaron vizitën e tij në Prishtinë

Nga Exit News
Rama sqaron vizitën e tij në Prishtinë

Kryeministri Edi Rama njoftoi se do të vizitojë Prishtinën për të mësuar më shumë rreth akuzave të ngritura nga Prokuroria Speciale ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit.

Në një postim në Tëitter Rama i konsideron akuzat ndaj Thaçit e Veselit si një njollë turpi të shekullit 21.

“Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas Fletë-rrufesë speciale që do të hzje s njollë turpi e shekulit XXI në historinë botërore të drejtësisë, e cila praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur veç në epokat e sundimeve ideologjike a para tyre!”

Vizita e Ramës vjen në një moment delikat për vendin, pasi presidenti Thaçi dhe kreu i PDK-së Kadri Veseli janë akuzuar për vrasje dhe krime të tjera kundër njerëzimit, gjatë Luftës së Kosovës.

Rama pritet të takohet me presidentin Thaçi, kryeministrin Hoti, kryetaren e Kuvendit Osmani dhe kreun e LDK-së Isa Mustafa.

Thaçi po ashtu ka lajmëruar se do të mbajë një fjalim të hënën në orën 20:00 drejtuar qytetarëve të Kosovës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>