Kryeministri Edi Rama sulmoi sot ashpër Presidentin Meta. Ai tha se Presidenti Meta po lufton dhe po premton revolucion sepse ka frikë nga drejtësia e re:
“Ilir Meta ka të gjitha arsyet që sot të jetojë në një moment si “o sot o kurrë”. Se sot vija ndarëse mes të shkuarës e të ardhmes po bëhet gjithmonë e më e pafshishme me pazaret politike kur vjen puna te drejtësia.
Se sot gjykatës e prokurorë s’janë më garancia siç kanë qenë për 30 vjet, por janë gjithmonë e më shumë në hallin e tyre, sot është marrë një vendim ekstrem për t’i dhënë një dërmë përfundimtare krimit të organizuar.
Italia e zbythi mafien ekzaktësisht në të njëjtën mënyrë, këtu në 2020 çohen autoritetet publike e shtetërore si ai që rri në majë të piramidës e kërkon revolucione e ta konsiderojnë mëkat të qeverisë, një mëkat aq të madh sa jepet si prova kuptimplotë e përfundimtare e nevojës për ta shporrur këtë qeveri.
Po ashtu është në fakt, se të gjithë këta, … shumë të tjerë kanë shumë arsye ta shohin këtë si o sot o kurrë”.
Kryeministri Rama e pranoi se Anti-KÇK po bëhet për t’i mbushur mendjen BE-së se qeveria po lufton krimin.
“Ne po e bëjmë këtë gjë në një kohë që po luftojmë për të hapur negociatat. Këtë duhet ta dinë këta të revolucionit imagjinar e që tundin flamurin. Lufta ndaj drejtësisë së korruptuar është fytyra e qeverisë”.
Ai tha se vetingu i politikaneve nuk bëhej dot në fillim sepse “sepse vendi do të zhytej shtatë pashë nën dhe”.