Rama sulmon ashpër Metën

Nga Exit News
Rama sulmon ashpër Metën

Kryeministri Edi Rama sulmoi sot ashpër Presidentin Meta. Ai tha se Presidenti Meta po lufton dhe po premton revolucion sepse ka frikë nga drejtësia e re:

“Ilir Meta ka të gjitha arsyet që sot të jetojë në një moment si “o sot o kurrë”. Se sot vija ndarëse mes të shkuarës e të ardhmes po bëhet gjithmonë e më e pafshishme me pazaret politike kur vjen puna te drejtësia.

Se sot gjykatës e prokurorë s’janë më garancia siç kanë qenë për 30 vjet, por janë gjithmonë e më shumë në hallin e tyre, sot është marrë një vendim ekstrem për t’i dhënë një dërmë përfundimtare krimit të organizuar.

Italia e zbythi mafien ekzaktësisht në të njëjtën mënyrë, këtu në 2020 çohen autoritetet publike e shtetërore si ai që rri në majë të piramidës e kërkon revolucione e ta konsiderojnë mëkat të qeverisë, një mëkat aq të madh sa jepet si prova kuptimplotë e përfundimtare e nevojës për ta shporrur këtë qeveri.

Po ashtu është në fakt, se të gjithë këta, … shumë të tjerë kanë shumë arsye ta shohin këtë si o sot o kurrë”.

Kryeministri Rama e pranoi se Anti-KÇK po bëhet për t’i mbushur mendjen BE-së se qeveria po lufton krimin.

“Ne po e bëjmë këtë gjë në një kohë që po luftojmë për të hapur negociatat. Këtë duhet ta dinë këta të revolucionit imagjinar e që tundin flamurin. Lufta ndaj drejtësisë së korruptuar është fytyra e qeverisë”.

Ai tha se vetingu i politikaneve nuk bëhej dot në fillim sepse “sepse vendi do të zhytej shtatë pashë nën dhe”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>